Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtinë, vetëm dje dy gra u dhunuan e një u ngacmua seksualisht

Gazeta10
22 August 2024 - 9:20

Dy burra janë arrestuar dje në rajonin e Prishtinës, nën dyshimin se kanë dhunuar seksualisht dy gra.

Sipas policisë, një shtetase e huaja ka njoftuar policinë se është dhunuar nga po një shtetas i huaj.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, teksa i dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 21.08.2024-05:40-06:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq edhe në Fushë Kosovë u arrestua një burrë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Edhe ky me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 18.08.2024-20:30. Lidhur me rastin, me 21.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Ndërsa një grua tjetër në Prishtinë, ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga një burrë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, teksa hetimet po vazhdojnë.

“Prishtinë 21.08.2024-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.