
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka kaluar koha kur dikush bëhej kryeministër me vllazni, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se ai ka dy vëllezër por se ata nuk e kanë vizituar asnjëherë.
“Shikoni, unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre as në Kurti1 as në Kurti2 nuk kanë ardhur në zyrën time, edhe nuk vjen sepse unë besoj se vëllezërit janë për te shpia. Ka kaluar koha kur dikush bohet kryeministër me vllazni”, ka thënë ai ndër të tjera.
Tutje, ai ka thënë se po irritohet kur po i thotë vëlla në zyrën e kryeministrit.
“Nuk ka ma kryeministër me vllazni, prandaj unë natyrish se irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit kur dikush ka qenë dikush tjetër, tash jam unë një ditë vjen dikush tjetër dhe më thotë vëlla”, ka shtuar Kurti.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.
Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10