
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, në seancen e Kuvendit i kundërvihet Kurtit, gjatë fjalimit raporton Gazeta10.
Ajo thotë se pasi kryeministri do të kujdesej për to nënat në zyrën e tij, e shtron pyetjen se a do të ishte e drejtë me ju bo thirrje të gjitha nënave në Kosovë të cilat nuk kanë mundësi me i dërgu fëmijët në shkolla private, të shkojnë në zyrën e kryeministrit.
“Nuk di a do të ishte e drejtë me ju bo thirrje 7900 nënave në Kosovë që i kanë fëmijët në cerdhë në pamundësi me i dërgu në shkolla private, të i dërgojmë në zyren e kryeminsitrit të përkujdeset kryeministri për ato”, tha ajo.
E, ajo shton se kjo lojë që po bëhet nga sindikatat është lojë patakt dhe nuk pajtohet kursesi me to.
“Sindikatat po e luajnë një lojë pa takt, dhe nuk pajtohem me to”, tha Bajrami.
Sipas saj për dallim nga kryeministri ajo thotë se vajza e saj është në shkollë publike e jo në Norvegji.
“Vajza jem është në shkollë publike ndërkohë i nderumi e ka vajzën në shkollë në Norvegji”, tha deputetja./Gazeta10