Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tifozët e Bayern kundër sponzorit “Qatar Airways”, duan largimin e tyre

Gazeta10
22 September 2022 - 14:52

Përtej rezultateve, dëmtimeve dhe paraqitjes në një ambienti të zymtë në “Allianz Arena”, po i shtohet një tjetër problem. Tashmë situata ndryshon terren, aty ku tifozëria e klubit më të titulluar në tokën gjermane kanë dalë hapur kundër vazhdimit të bashkëpunimit me kompaninë ajrore “Qatar Airways” dhe zhvillimin e fazës përgatitore dimërore në Katar.

bajern

I gjithë ngërçi qëndron nga praktikat e ndjekura nga shteti arab, i cili përkon me diskriminim të thellë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për tifozërinë nga Mynihu ata nuk duhet të ndodhen pranë klubit të zemrës.

Situata vjen në një kohë kur bordi i Bayern do të duhet të ndërmarrë një vendim, nëse do ta vazhdojë kontratën me kompaninë në fjalë, e cila skadon në 2023-shin apo do të duhet t’i nënshtrohen mendimit kritik të tifozërisë.

Drejtuesit nga Mynihu kanë reaguar duke pohuar se në fillim do të diskutohet me ta vendimi dhe pas do të vendoset.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.