Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati për bonot e diasporës: Investitorët në ato 5 vjeçare do të vazhdojnë të marrin këste interesi, u kthehet investimi

Gazeta10
24 August 2024 - 23:59

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se javën që lamë pas janë bërë 3 vjet prejse kanë emetuar Bonot e Diasporës.

Murati përmes një shkrimi në Facebook tha se investitorët që kanë pasur në posedim Bonot 3-vjeçare u është kthyer edhe investimi original, ndërsa investitorët në ato 5 vjeçare do të vazhdojnë të marrin këste interesi, me ç’rast edhe u kthehet investimi original.

Ai thekson se paratë që janë investuara janë shfrytëzuar për të ndihmuar qindra biznese prodhuese në rritjen e kapaciteteve prodhuese.

“Pra siç edhe patëm thënë atëherë, investimi në Bono Thesari të Kosovës përveçse e rritë zhvillimin e vendit, ka edhe levërdi finaciare për investitorin. E për më tepër është edhe i garantuar nga shteti, dhe investimi çdoherë kthehet në kohë dhe i plotë.

Pjesa e investitorëve që kishin investuar në Bono 5-vjeçare, do të vazhdojnë të marrin këstet e interesi edhe për dy vite tjera, me ç’rast edhe u kthehet investimi original”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.