
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në New York kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, teksa ka thënë se kishte kënaqësi të bisedonte me të, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se bota është më e drejtë, më paqësore dhe më demokratike kur i japim hëpësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave.
Këtu keni statusin e plotë:
“Bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë.
Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju Jork me Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10