Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy aksidente trafiku në komunën e Drenasit, katër persona të lënduar

Gazeta10
26 Gusht 2024 - 23:26

Sot në komunën e Drenasit kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Në aksidentin në Qikatovë të Vjetër është lënduar një motoçiklist dhe një pasagjer. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në Poklek ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Për dy aksidentet detaje për Gazetën Express ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 17:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rëndë dy persona (motoçiklisti dhe një pasagjer).Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Express.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 20:30 në fshatin Poklek të Drenasit.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.