
Mentor Maksutaj, kryetar i VATRA-s në Boston të ShBA-së ishte i ftuar në emisionin Raport të Kanal10.
Ai dha më shumë detaje rreth asaj se çfarë angazhimesh po bëhen e që mbledhin shqiptarët atje.
“Vatra është rikthyer në Boston aty ku edhe filloi në vitin 1912 pas shumë bisedimeve të Nolit, Konicës dhe shoqërisë së tyre. Kemi filluar me aktivitetet që kanë ndodhur gjatë këtij viti.
Në vitin 2023 kemi pasur zgjedhjet ku me shumicë votash kam marr mandatin katër vjeçar”, bëri të ditur Maksutaj.
E Sa i përket numri të shqiptarëve të interesuar, Maksutaj thotë se numri është i madh.
“Me të ardhur 17 dhjetori salla nuk po zinte njerëzit, domethënë aq shumë kishte pjesmarrës, të vjetër, të rinjë me nipa e mbesa të atyre që ndihmuan 112 vite aktivitete aq sa ekziston vatra. Ishte një event i stërmbushur.Vatra ka qëllimin e ndihmesës së shqiptarëve atje, të iu ofroj ndihma e sisteme me çfardo këndi që ata kanë nevojë kur emigrojnë në ShBA e tash ka edhe shtesa në aspektin kulturor, artistik nisur nga festivalet e filmave e deri tek eventet tjera”, tha mes tjerash ai.