Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryediplomatja e Finlandës Valtonen sot në Kosovë, Kurti e pret në takim

Gazeta10
05 September 2024 - 7:57

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot e pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se “mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë”.

Takimi është planifikuar për në orën 15:00.

Para vizites, Valtonen, në profilin e saj zyrtar në “X” ka publikuar një fotografi nga aeroplani duke bërë të ditur vizitën e saj në rajon.

Valtonen ka treguar se do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën.

“Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës. Vendi i tyre është në Bashkimin Evropian. Unë jam duke vizituar Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.