Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak pas takimit me Vuçiq: Tregoi shqetësimet për serbët e Kosovës, i theksova se duhet zgjidhje në dialog

Gazeta10
10 September 2024 - 16:17

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, I ka paraqitur “shqetësime të forta për situatën e serbëve në Kosovë”.

Me ç’rast, gjatë takimit me presidentin serb, Lajçak i ka theksuar nevojën e diskutimit dhe gjetjes së zgjidhjeve të dakorduara në dialog.

“Në takimin tim sot me presidentin Vuçiq në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta për situatën e serbëve të Kosovës. Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në Dialog”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën X.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.