Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Në komisionin për Arsim mungon Jasharaj dhe Dimal Basha, Nagavci jep adresimet e para

Gazeta10
23 September 2022 - 11:51

Gjatë komisioni për Arsimin ku kanë qenë gtë pranishëm ministria e arsimit Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, me përjashtim të Rrahman Jasharaj dhe Dimal Basha, është diskutuar për kërkesat e realizuara deri më tani nga Ministria e Arsimit, raporton Gazeta10.

“Deri tani kemi adresuar pjesën më të madhe të kërkesave, kemi diskutuar së bashku për problemet e mësimdhënësëve që kanë mbetë si tepricë teknologjike për shkak të normave e dinë edhe të gjithë bashkë që për shkak të formulës financiare edhe zvogëlimit të numrit të nxënësve në këtë vit janë të buxhetuar dikun 1600 norma të mësimdhënësve ndërkaq për vitin 2023 janë të ruajtura mbi 1200 vende të punës për mësimdhënësit të cilët që konsiderohet që kanë mbet pa norma apo vende të punës dhe natyrisht këtë e kemi adresuar në Komisionin për Arsim, ka qenë një shqetësim me të drejtë i ngritur nga ana e SBASHK-ut dhe të njëjëtën kohë kemi filluar edhe grupin punues të cilët janë të pranishëm edhe anëtarët e SBASHK-ut.”, tha Nagavci.

Tutje, ajo shtoi se për herë të parë është gjetur zgjidhja për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe financiare me SBASHK-un.

“Edhe kërkesa për mësimdhënësit me probleme shëndetësore ka qenë e ngritur nga SBASHK-u me të drejtë, të cilët kanë qenë të obliguar të marrin pjesë në probesin mësimor sepse e kanë pasur të nevojshme pagën…ne dhe SBASHK-U iu kemi gëzua bashkë zgjidhjes së arritjes për herë të parë ku janë ndarë 1.7 milionë euro për 300 mësimdhënësit me probleme shëndetësore”, tha ndër të tjera Nagavci./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.