
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Veldin Hodza karrierën do ta vazhdojë në Rusi, te skuadra e Rubin Kazan.
Kjo marrëveshje u mbyll në ditën e fundit të afatit kalimtar në Rusi, me Rubin Kazan shpenzoi plot 2.4 milionë për shërbimet e tij.
Hodza ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Rijekës, teksa debutoi me ekipin e parë në vitin 2022.
Mesfushori me tipare defanzive është kapiten i Kroacisë U21, teksa më herët është paraqitur edhe për grupmoshat U19, U18 dhe U17 të kombëtares kroate.
Hodza është që disa kohë në bisedime me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjasat që ai të përfaqësojë kombëtaren “Dardanë” janë reale.