
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për pritjen që i bëri ai presidentit të vendit të saj, Isaac Herzog.
“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për mbështetjen dhe miqësinë dhe mesazhin tuaj shumë të qartë!”, shkroi ambasadorja izraelite në Prishtinë.
Ajo shpërndau një postim të presidentit izraelit Herzog të shkruar në shqip, i cili i ka shprehur falënderime Ramës e Shqipërisë për “miqësinë dhe mbështetjen tuaj historike”.
Herzog shkroi se nga 7 tetori “Shqipëria e ka vendosur qëndrueshëm veten në anën e duhur të historisë, duke treguar herë pas here se ju qëndroni me popullin e Izraelit teksa ne luftojmë për të mbrojtur kufijtë tanë dhe qytetarët tanë”.
Herzog ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai po ashtu ka qëndruar edhe në Serbi.