Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elezi: Konferenca e thirrur nga Vuçiqi e koordinuar me Moskën zyrtare

Gazeta10
13 September 2024 - 19:18

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar rreth konferencës të presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Sipas tij, kjo konferencë është bërë në koordinim me Moskën zyrtare, raporton Gazeta10.

“Konferencën që e ka mbajtë presidenti i Serbisë sot, siç e tha edhe kryeministri është e koordinuar me Moskën zyrtare sepse e keni parë që gjatë ditës së sotme pikërisht ministri i jashtëm i Rusisë është deklaruar rreth situatës në Kosovë, madje duke e quajtur spastrim etnik dhe duke përmendur faktin se pa një luftë atje është duke u bërë pastim etnik”, tha ai në Kanal10.

Elezi shtoi se të gjitha këto po ndodhi si pasojë e vizitës së zëvendëskryeministrit serb, Aleksander Vulin në Rusi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.