Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Adelina Grainca: Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet edhe më bindshëm se në vitin 2021

Gazeta10
14 September 2024 - 0:42

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca është e bindur se kryeministri Albin Kurti do të udhëheqë me vendin edhe në mandatin e ardhshëm.

Grainca në emisionin “Hambari” në Kanal10, ka thënë se Vetëvendosje do të dalë fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me rezultat dukshëm më të mirë se në zgjedhjet e vitit 2021.

Sipas saj, Kurti e ka dëshmuar vetën dhe do vlerësohet lart nga qytetarët e Kosovës.

“Unë besojë që kryeministri Albin Kurti e ka dëshmuar vetën e tij që është një lider i përkushtuar për të përmisuar jetën e qytetarëve. Puna e tij e palodhshme dhe vendosmëria që ai e tregon në punën e tij të përditshme, mendoj që duhet të vlerësohet lartë nga qytetarët e Republikës, edhe pse jo për të vazhduar edhe me një mandat të plotë sikur ky që e kishim tani. E di që qytetarët tanë e vlerësojnë shumë punën edhe angazhimin, andaj besojë që do të kemi rezultate shumë të mira. Për sa i përket përqindjes, unë nuk bëjë as sondazhe, e as nuk jam analiste, mirëpo e dijë që do të kemi rezultat shumë të mirë. Do ta tejkalojmë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, e them me plot bindje. /GAZETA10/

Në videon më poshtë mund ta shikoni deklaratën e plotë të deputetes Grainca

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.