Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se sulmoi fizikisht nënën dhe motrën e tij, arrestohet një burrë në Klinë

Gazeta10
14 September 2024 - 13:39

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Klinë, meqë i njëjti dyshohetr se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE – Klinë 13.09.2024-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.