Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Specialja ia vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit

Gazeta10
23 September 2022 - 14:13

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar paraburgimin ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqit, raporton Gazeta10.

Gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou ka marrë këtë vendim me arsyetimin se ekziston rreziku që të ikë dhe pengojë procedurat ose të kryejë krime të tjera.

“Ekziston një rreziku që Jakup Krasniqi të arratiset dhe të pengojë progresin e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para DHSK-së” – sqarohet në vendim. Gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen e Krasniqit se nëse dëshiron të deponojë parashtresa për rishikimin e ardhshëm të paraburgim duhet ta deri më 17 tetor.

Ndërsa Prokuroria është urdhëruar të kthejë përgjigje jo më larg se 24 tetori, kurse mbrojtja për të kthyer përgjigje ndaj parashtresave të ZPS-së është urdhëruar që të njëjtën ta bëjë jo më larg se 31 tetori./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.