Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Guvernatori Ismaili takohet me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, diskutohen arritjet nga reformat në sektorin financiar

Gazeta10
17 October 2026 - 9:20

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Zëvendësguvernatorja, znj. Nesrin Shileku-Shala, dhe delegacioni i BQK-së, zhvilloi takim bilateral me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, znj. Antonella Bassani, dhe ekipin e saj, në kuadër të Takimeve Vjetore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB).

Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit për avancimin e reformave në sektorin financiar të Kosovës, me fokus të veçantë në stabilitetin financiar, modernizimin e sistemeve të pagesave, mbrojtjen e konsumatorëve dhe përfshirjen financiare.

Guvernatori Ismaili prezantoi progresin në zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Financiar, të mbështetur nga Banka Botërore, duke theksuar kontributin e tij në realizimin e prioriteteve strategjike të BQK-së dhe modernizimin e infrastrukturës financiare të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.