
Stefano Pioli shumë shpejt pritet të rikthehet në zejen e trajnerit, pak muaj pasi u shkëput nga Milani.
E ardhmja e trajnerit italian pritet të jetë në Lindjen e Mesme, te skuadra e Al Nassr.
Palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes, teksa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.
58-vjeçari ishte pjesë e Milanit gjatë viteve 2019-2024 dhe me “Rossonerët” fitoi titullin kampion në edicionin 2021/22.
Pioli ishte në negociata edhe me skuadrën tjetër arabe, Al Ittihad, por marrëveshje në fund dështoi.