Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avdullahu: Bedri Hamza, do zëvendësojë “axhamillëkun” e qeverisë Kurti me profesionalizëm

Gazeta10
18 September 2024 - 18:13

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka deklaruar se qeveria aktuale në pushtet ka krijuar një qasje të gabuar në opinion lidhur rme aleatin amerikan, raporton Gazeta10.

Avdullahu i ftuar në emisionin Raport deklaroi se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza “axhamillëkun” e qeverisë Kurti do e zëvendësoj me profesionalizëm.

“E keqja është, gati fataliste që është krijuar një kulturë poltike të cilën e ka ëmbëltu kjo qeveri, që i bie sa më shumë që nuk koordinohesh me amerikanët qaq më mirë i ki punët në veri. Është qasje e gabueshme, kjo qeveri nuk po bashkëpunon me askënd dhe nuk po tregon rezultate. Është totalisht pa përvojë, me axhamillëk e autokraci të madhe, prandaj është Bedri Hamzaj ai që do ta luftoj këtë politizëm e axhamillëk me profesionalizëm” deklaroi ai. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.