Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani po e konsideron shkarkimin e Paulo Fonsecas

Gazeta10
19 September 2024 - 12:36

Paulo Fonseca dhe Milani mund të ndajnë rrugët shumë më herë se që ishte planifikuar.

 

Starti i dobët i sezonit nga “Rossonerët” ka bërë që kryesia e klubit ta vë në dyshim të ardhmen e trajnerit Fonseca.

 

Siç raportojnë mediat italiane, në rast se Milani humbet derbin ndaj Interit të dielën, atëherë kryesia e klubit do të marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit portugez.

 

Milani aktualisht renditet në pozitën e 10 në tabelë në Serie A, me pesë pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve.

 

Po ashtu, skuadra italiane u mposht në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 1-3.

 

Fonseca erdhi te Milani si pasues i Stefano Piolit, derisa ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2027.

 

Kjo është përvoja e dytë e 51-vjeçarit në Itali, pasi gjatë viteve 2019-2021, ai kishte qenë në krye të Romës.

 

Derbi Inter – Milan do të luhet të dielën me fillim nga ora 20:45.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.