
Mike Maignan ka tejkaluar lëndimin që e pësoi në ndeshjen ndaj Liverpoolit.
Portieri francez pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit që zhvillohet në fundjavë.
Maignan u detyrua të zëvendësohej në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve, por mediat italiane zbulojnë se ky lëndim nuk ishte serioz dhe se ai do të jetë numri 1 i “Rossonerëve” në “Derby della Madonnina”.
Inter – Milan luhet të dielën me fillim nga ora 20:45.