
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nesër do të prezantojë vizionin e partisë për fuqizimin e gruas në vendimmarrje.
“Bashkë! 50/50”, do të jetë synimi i ri i kësaj partie për të rritur numrin e grave në nivelet strukturore dhe të vendimmarrjes, raporton Gazeta10.
Krasniqi do të shpalos programin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, që në qendër do të ketë barazinë dhe fuqizimin e gruas në vendimmarrje./Gazeta10