Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

70 milionë euro, Liverpool gjen pasardhësin e Van Dijk

Gazeta10
23 September 2024 - 15:55

Virgil van Dijk me shumë mundësi do ta mbyllë aventurën e tij me Liverpool në fund të këtij sezoni. Në verën e vitit 2025, mbrojtësit holandez i përfundon kontrata me “TheReds” dhe palët nuk mendojnë ta zgjasin atë.

Në këto kushte, klubi anglez është vënë në lëvizje që tani për të gjetur zëvendësuesin ideal të 33-vjeçarit. Opsionet nuk mungojnë si nga La Liga, Bundesliga, apo dhe Serie A. Pikërisht në kampionatin italian, Liverpool ka ‘piketuar’ të shumëdëshiruarin e tyre.

Bëhet fjalë për Bremer, mbrojtësin brazilian që momentalisht aktivizohet te Juventus. 27-vjeçari shihet nga Liverpool si i duhuri për qendrën e mbrojtjes, por problem mbeten 70 milionë eurot që “Zonja” kërkon. Megjithatë, bisedimet pritet të nisin në javët në vijim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.