
Avokati Xhevdet Smakiqi ishte pjesë e diskutimit të një vjetorit të sulmit Banjska në studion e emisionit Raport në Kanal10.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës këtë rast nuk diti t’a shfrytëzoj në aspektet diplomatike pasi Serbia mbeti vend i pandëshkuar, raporton Gazeta10.
“Unë e shtroj problemin se çka përfitoi Kosova nga sulmi i Banjskës, ku dihet se Serbia ishte mbrapa Radoiçiqit. Në aspketin diplomatik Kosova nuk diti ta shfrytëzoj, pra qeveria e republikës së Kosovës, as për t’a ndëshkuar diplomatikisht përkundrazi qeveria mori sanksione, bëri gabim të radhës duke i vazhduar aksionet në veri dhe duke bërë vizita për foto dhe efekte elektorale, duke e hapur edhe temën e urës.
Smakiqi, me këtë rast përgëzoi Prokurorinë Speciale e cila javë më parë ngriti aktakuzën e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.
“Mirëpo kush është organi që e zbatoi Kushtetuën e Kosovës, është Prokuroria Speciale e cila me një profesinalizëm të lartë dhe mbështetje ndërkombëtare, arritën t’a ndërtojnë një aktakuzë”, shtoi Smakiqi./ Gazeta10