Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Presidentja Osmani: Kosova ka shënuar përparim në sundimn e ligjit

Gazeta10
23 September 2022 - 21:09

Vjosa Osmani – Presidentja e Republikës së Kosovës, sot ka takuar kryesuesin e delegacionit të Haitit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njëherësh Ministër i Jashtëm i Haitit, Jean Victor Geneus.

Në takim mes tjerash u diskutua edhe për situatën në përgjithshme në rajon e më gjerë, krizën energjetike dhe atë ushqimore.

Presidentja Osmani theksoi se në kohë sikurse këto solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë parakushte për tejkalimin e situatave të tilla.

Në takim me ministrin Geneus, presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për integrimin euroatlantik dhe se ka shënuar përparim në reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit. Sipas saj, forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës është prioritet shtetëror./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.