
Milot Rashica po vazhdon me paraqitje të mira në elitën e futbollit turk.
Sulmuesi i Besiktasit në fundjavë gjeti golin e parë këtë edicion, në ndeshjen kundër Eyupspor.
Pas paraqitjes mjaft pozitive në fundjavë, sulmuesi i Kosovës ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Turqisë.
Anësori i Kosovës po kalon edicionin e tij të dytë te Besiktasi, teksa është titullar i padiskutueshëm të skuadra nga Stambolli.
Krahas golit, Rashica ka asistuar edhe dy herë në pesë paraqitje deri më tani në elitën e futbollit turk.
Besiktasi aktualisht renditet në pozitën e tretë në tabelë, me 13 pikë të grumbulluara.
28-vjeçari ka kontratë me klubin turk deri në qershor të vitit 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 7.5 milionë euro.
Rashica është pjesë e kombëtares së Kosovës që nga viti 2016 dhe ka shënuar 12 gola me fanellën dardane në 57 paraqitje.