
Gjatë verës që lamë pas kishte shumë zëra për një transferim të mundshëm të Nico Williams te Barcelona.
Sulmuesi anësor shkëlqeu me Spanjën në “EURO 2024”, duke qenë njëri nga emrat kryesorë të “La Furia Rojas” në triumfit e tyre në evropian.
Mirëpo, kalimi i Williams te Barça nuk u realizua për shkak të krizës financiare nëpër të cilën po kalon ekipi katalunas.
Mediat spanjolle raportojnë se kryesia e Barcelonës nuk ka hequr dorë nga 22-vjeçari dhe do të synojnë sërish transferimin e tij në verën e ardhshme.
Për transferimin e sulmuesit këmbëshpejtë, Barcelona duhet të shpenzojë të paktën 60 milionë euro.
Williams ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në qershor të vitit 2027.
Nico ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje deri më tani në kampionatin spanjoll.
Barcelonës fillimisht i duhet të shesë disa lojtarë për të mbledhur fondet për regjistrimin e anëtarit të Bilbaos.