
Jamal Musiala duket se po kalon edicionin e tij të fundit te Bayern Munich.
Musiala ka refuzuar së fundmi ofertën e Bayernit për rinovimin e kontratës, duke lënë kështu çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Shumë skuadra të mëdha janë duke e monitoruar situatën e Musialas, përfshirë këtu edhe kampioni i Anglisë, Manchester City.
“Qytetarët” e shohin Musialan si pasues ideal të Kevin De Bruynes, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit dhe se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
City janë të gatshëm që ofrojnë mbi 100 milionë euro për reprezentuesin gjerman, por ata do të jenë në garë me Real Madridin për këtë operacion.
“Los Blancos” po ashtu kanë shprehur interesim për 21-vjeçarin, që shihet si njëri nga futbollistët më me perspektivë në botë.
Në gjashtë ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, Musiala ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në të tre të tjerë.
21-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Anglisë, por vendosi që më pas të luajë për kombëtaren A të Gjermanisë.