
Pas një dëmtimi në derbi, Barella humbi seancën e sotme të Interit dhe iu nënshtrua testeve mjekësore.
Lajm i keq për Simone Inzaghin i cili pas humbjes në derbi do të duhet të bëjë pa Barellën për shkak të lëndimit.
Mesfushori italian, pasi kishte vërejtur disa probleme në ndeshjen ndaj Milanit, u detyrua të largohej nga fusha pa u ndjerë në më të mirën e tij. Siç raporton Sky , futbollisti i kombëtares italiane nuk mori pjesë në seancën e sotme stërvitore dhe iu nënshtrua testeve të mëtejshme .
Nicolò Barella doli i dëmtuar nga fusha në minutën e 74-të për t’i lënë vend Zielinskit në humbjen e së dielës së kaluar kundër Milanit . Siç është komunikuar nga klubi i Nerazzurrëve, njëzet e shtatë vjeçari nuk u bashkua me shokët e tij në stërvitjen e sotme dhe iu nënshtrua testeve për të kuptuar gjendjen e tij reale fizike.
“Nicolò Barella iu nënshtrua testeve klinike instrumentale këtë mëngjes në Institutin Humanitas të Rozzano. Për mesfushorin e Nerazzurrëve ka pasur një tendosje në rektus femoris të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”., thuhet në komunikatën e Interit.