
Edon Zhegrova po kalon në formë jetësore me skuadrën e Lille.
Ylli kosovar e ka nisur furishëm edicionin e ri me Lillen, ku është edhe njëri nga lojtarët më të vlerësuar në kampionatin francez.
Sipas Sofascore, Zhegrova është lojtari i nëntë me notën më të lartë deri tani këtë sezon, pasi ka një mesatare të notës prej 8.10.
Në këtë listë janë emrat e njohur të futbollit evropian si Harry Kane, Florian Wirtz, Erling Haaland, Raphinha, Lamine Yamal, Achraf Hakimi, Kevin De Bruyne, Vincenzo Grifo dhe Mohamed Salah.
Anësori i Kosovës ka shënuar tre gola në tre paraqitje me Lillen këtë edicion në kampionatin francez.
Zhegrova me gjasë po kalon edicionin e tij të fundit te Lille, pasi për të kanë shprehur interesim shumë skuadra të njohura evropiane.
Ai ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro.