Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trendafilova për proceset gjyqësore në Hagë, thotë se gjykata nuk është një etnike

Gazeta10
24 September 2022 - 9:41

Ende nuk ka asnjë rezultat, të paktën publikisht, për zbardhjen e rastit të rrjedhjes së dokumenteve dhe dërgimit të tyre në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Për shpërndarjen e dokumenteve që Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se janë konfidenciale, dy ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u dënuan me burgim nga Gjykata Speciale.

Për hetimin e këtij rasti nuk flet kryetarja e kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, e cila kur pyetet për këtë i referohet vetëm deklaratave publike të Prokurorit të Specializuar se i njëjti është duke bërë një hetim për këtë por ende pa ndonjë rezultat. Trendafilova thotë se Dhomat e Specializuara dhe ZPS janë dy organe të pavarura nga njëra-tjetra dhe nuk pajtohet me deklarimet në Kosovë se kjo gjykatë është një etnike, transmeton Gazeta10.

Kryetarja e Gjykatës Speciale gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë dhe të martën ka folur në një intervistë për KosovaPress, në Prishtinë, një ditë para takimit të paralajmëruar me shoqërinë civile në Gjilan, të cilën e anuloi mbrëmjen e së martës, për shkak të një proteste të paralajmëruar kundër vizitës së saj.

Trendafilova thotë se Gjykata Speciale merret me përgjegjësi penale individuale dhe jo me organizata, grupe apo etni./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.