
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të premten mbrëma ka folur edhe lidhur me pretendimet se amerikanët dhe britanikët po e ndihmojnë Kurtin, po e armatosin dhe po blejnë armë për të lokalizuar ushtrinë serbe, shkruan KoSSev, transmeton Gazeta10.
“E di cila është e vërteta dhe nuk dëshiron të komentojë…Ne jemi të vegjël, forcat janë shumë të mëdha dhe shumë të forta, por mirë, pak më pak se sa mendojnë ata”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka vazhduar duke pretenduar se ka informacione që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ka qenë në kërkim të artilerisë me largësi prej më shumë se 10 kilometrash.”, shkruan KoSSev./Gazeta10.