Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munchen në kërkim të Lautaro Martinez

Gazeta10
24 September 2022 - 11:28

Argjentinasi mund të jetë ai që do të bëjë ndryshimin e lojës së Julian Nagelsmanit, që momentalisht nuk ka një sulmues pykë në formacionin e tij.

Sipas “TZ”, 24-vjeçari i Interit, është bomberi i duhur që mund të plotësojë boshllëkun ofensiv që la Lewandowski kur u transferua në Spanjë.

Tre gola në kampionatin aktual, por edhe paraqitje dinjitoze kanë bërë që numri 10 zikaltër të shihet si një kandidat potencial për Bayernin, sidomos nëse nuk arrihet një akord për Harry Kane, i cili në verën që sapo lamë pas u përfol për disa javë rreth një transferimi në Bavari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.