
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se partia të cilën ai e drejton e ka dyfishuar mbështetjen e megjithatë shtoi se nuk duhet të vetëkënaqen me këtë, raporton Gazeta10.
Abdixhiku, këtë deklaratë e bëri në Konventën Programore të LDK-së në Gjilan.
Kryetari i LDK-së tha se nga Gjilani po e nisin ciklin e takimeve me njerëzit gjithandej Kosovës, ndërsa shtoi se qytetarët tashmë po njohin qartë energjinë e re dhe ndryshimin e shumëkërkuar në LDK.
Kryetari Abdixhiku, theksoi se shumë njerëz të rinj, profesionistë të rinj, burra e gra më të mirë të vendit po i bashkohen lidhjes politike, ndërkaq, nënvizoi se përkundër progresit të jashtëzakonshëm në këtë kohë të shkurtë, duhet të përmirësohen e rriten edhe më tutje./Gazeta10.