Një nga lojtarët me më shumë eksperiencë tek Real Madrid është Dani Carvajal. Mbrojtësi ka shënuar në finalen e “Champions League” sezonin e kaluar.
Carvajal është në kontratë me “galaktikët” deri në qershorin e ardhshëm. Drejtuesit duke parë afatin kohor në dispozicion po mendojnë të nisin nga puna për të rinovuar me veteranin.
Të dyja palët duket se janë në të njëjtin mendim dhe mbrojtësi i krahut nuk ka ndërmend ta “tradhëtojë” Real Madrid me asnjë ekip tjetër në kontinentin europian. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai ka përfaqësuar madrilenët në 425 takime dhe ka shënuar 14 gola. Ai ka luajtur edhe për Real Madrid B, ku ka arritur të shënojë dhe 3 gola.
Spanjolli ka një rrugëtim të gjatë edhe me kombëtaren spanjolle si ajo me madrilenët. Ka luajtur në 54 takime duke shënuar dhe një gol për “Los Rojos”.
Kabineti i tij i trofeve është mbresëlënës : 6 La Liga, 2 Copa del Rey, 4 superkupa spanjolle, 6 Liga Kampionësh, 6 kupa të botës për klube, 5 superkupa europiane, 1 Ligë Kombesh, 1 kampionat europian për moshat U-21, 1 kupë Europiani, 2 kampionete europiane U-19.