Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Romano: Juventusi shprehu interesim për Zhegrovën, Lille nuk lejoj largimin e tij

Gazeta10
03 October 2024 - 13:10

Edon Zhegrova është lojtari shqiptar më në formë aktualisht.

 

Ylli i Kosovës po shkëlqen në kampionatin francez, por edhe në garën më të fortë për klube, Ligën e Kampionëve.

 

25-vjeçari pati një paraqitje briliante kundër Real Madridit, ku skuadra e tij fitoi me shifrat 1-0.

 

Ai fitoi një penalti, të cilën në gol e konkretizoi sulmuesi Jonathan David.

 

Zhegrova luajti 90 minuta në këtë ballafaqim dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

 

Gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano të enjten raportoi se skuadra e Juventusit kishte shprehur interesim për Zhegrovën gjatë merkatos së verës, por ishte skuadra e Lille që nuk lejoj largimin e tij.

 

Në 10 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, Zhegrova ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asist.

 

Lille shpenzoi plot shtatë milionë euro për Zhegrovën në vitin 2022, teksa tani vlera e tij në treg është trefishuar.

 

Anësori i Kosovës me shumë gjasë po kalon edicion e tij të fundit te Lille, pasi interesimi për shërbimet e tij është shumë i madh nga top skuadrat evropiane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.