Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama në OKB: Hashim Thaçi i dënuar padrejtësisht, pranoni kërkesën tonë për një raport të ri

Gazeta10
24 September 2022 - 18:35

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i dënuar padrejtësisht, teksa ka kërkuar që Asambleja ta pranojë kërkesën e Shqipërisë për një raport të ri, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se gjatë procesit hetimor kudo që është zhvilluar nuk është gjetur asgjë ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte të bente më këto akuza.

Tutje, Rama ka thënë se Raporti i Dick Martyt është një fatnazi e tërë dhe se e ka njëllosur Kosovën.

“Shqipëria është anëtare e bashkësisë së Ballkanit. Sa përmendet fjala Ballkan në mendjen e gjithkujt vijnë imazhet e luftërave të përgjakshme. Asnjë nga ati nuk do të harrohet, llogaridhënia do të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim. Drejtësia qëndron në themelet e çdo përpjekjeje. Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë mësim. Në 2011 asambleja miratoi një raport nga Disk Marty ku akuzohej Ushtria e Kosovës për trafikim të organeve njerëzore. Raporti ishte tronditës dhe u shndërrua në faktorit kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara. Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre viteve për të hetuar këto akuza në nivel rajonal e ndërkombëtarisht e asnjë tregues nuk u gjet në Kosovë e askund tjetër që kishte të bënte me këto akuza. Ndërkohë që flasim është I dënuar presidenti Hashim Thaci. Përpiquni ta imagjinoi, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për njj vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.