Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova U18 mban grumbullimin e radhës

Gazeta10
03 October 2024 - 14:37

Kombëtarja e Kosovës U18 ka mbajtur grumbullimin e radhës treditor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

24 futbollistët e grumbulluar kanë punuar me përkushtim gjatë tre ditëve nën drejtimin e Sami Sermaxhajt dhe stafit të tij: Alban Dragusha, Sheremet Isufi, Erdin Hashani e Flamur Neziri.

Në ditën e fundit të grumbullimit u zhvillua edhe një ndeshje testuese me ekipin e Llapit U19. Sermaxhaj u shpreh i kënaqur me atë çfarë treguan futbollistët gjatë këtij kampi.

Ky grumbullim ishte në vazhdën e planprogramit të FFK-së për grupmoshat dhe përgatitjen e këtyre futbollistëve për ekipet e tjera zinxhir të kombëtareve, U19 dhe U21.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.