
Arsenali është në kërkim të një qendërsulmuesi, pasi ajo është pika ku çalon më së shumti ekipi londinez.
Kjo ka krijuar një situatë shqetësuese edhe për trajnerin Mikel Arteta, i cili kërkon të përforcohet në atë pozitë.
Mediat në Angli raportojnë se Arteta i ka kërkuar kryesisë së klubit transferimin me çdo kusht të sulmuesit kanadez, Jonathan David.
David ka kontratë me Lillen deri në fund të sezonit dhe mund të kalojë në Londër gjatë janarit për një shumë të vogël.
24-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 12 ndeshje të luajtura këtë edicion.