
Marco Asensio nuk po kalon nëpër një periudhe të mirë te Paris Saint-Germaini.
Asensio ka kohë që po përballet me lëndime të shumta, të cilat kanë ndikuar në formën e tij.
Aventura e tij në Francë mund të përfundojë gjatë këtij edicion, me një tjetër ekip evropian që synon transferimin e tij.
Galatasaray është skuadra që ka kërkuar huazimin e sulmuesit spanjoll.
Skuadra nga Stambolli kërkon huazimin e tij në janar, me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Përgjigjjen përfundimtare për këtë operacion pritet ta japë Luis Enrique, trajneri i PSG-së.