Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventusi dhe Interi në garë për shërbimet e Thomas Partey

Gazeta10
03 Tetor 2024 - 17:44

Thomas Partey sezonin e ardhshëm mund të luajë në Serie A.

 

Kontrata e mesfushorit ganez me Arsenalin skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.

 

Juventusi dhe Interi janë dy skuadrat që synojnë transferimin e Parteyt me parametra zero gjatë verës.

 

Partey erdhi te Arsenali në vitin 2020 nga Atletico Madridi për shumën e 50 milionë eurove.

 

Këtë edicion ai ka luajtur gjashtë ndeshje në Premierligë, prej të cilave ka shënuar një gol.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.