
Nënkryetarja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se krerët e Kosovës janë në heshtje shurdhuese ndaj fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në OKB, raporton Gazeta10.
Çitaku ka thënë se kjo shpreh faktin që urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.
“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.
Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.
Përndryshe, dje Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në OKB ku ka mbështetur Kosovën në raport me Serbinë si dhe ka kundërshtuar ashpër Raportin e Dick Martyt. / Gazeta10