
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, teksa ka votuar në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, ai ka thënë se nuk është diçka antidemokratike që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka kundër kandidat brenda këtij subjekti, raporton Gazeta10.
Konjufca fillimisht e quajti një ditë me rëndësi për demokracinë e vendit dhe e vlerësoi mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit. Shfrytezova rastin me hedh votën edhe për kryetarin e LVV-së edhe për strukturat e tjera, gjithçka po shkon mirë”, ka thënë më Konjufca.
Teksa e ka komentuar kandidimin e vetëm të Kurtit për udhëheqjen e partisë ai ka thënë se kjo është praktikë perëndimore dhe e ka arsyetuar përmes një vlerësimi për të.
“Kjo është praktikë perëndimore, ndonjë kandidati nuk i lejohet me kandidu për ndonjë shkelje brenda partisë. Përkundrazi, një lidership i suksesshëm i cili ka tregu rezultate ai nuk sfidohet prej anëtarsisë ose të tjerëve. Kjo tregon qe ai e ka mbështetje e qytetarëve natyrisht edhe te anëtarëve. Kjo nuk është diçka antidemokratike.” Ka thënë më tej Konjufca. / Gazeta10