Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ante Zhirkov fitues i maratonës “Prishtina 2022”

Gazeta10
25 September 2022 - 16:56

Është mbajtur në Prishtinë maratona “Prishtina 2022”, edicioni i 20-të i saj ku morën pjesë 784 garues të moshave, nacionaliteteve dhe kategorive të ndryshme.

Garuesit morën pjesë në disiplina të ndryshme si 5km, 10 km e deri në atë më të gjatën që ishte 42 kilometra.

Në garën kryesore, pra atë me gjatësi prej 42 kilometrash, fitues doli atleti kroat Ante Zhivkovic i cili arriti i pari në finish, i dyti ishte atleti kosovar Erzen Zyberaj, ndërsa i treti në finish arriti Emin Grajqevci.

Vendi i parë në këtë maraton u shpërblye me 500 euro, i dyti me 450, kurse i treti me 400.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.