Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Peja i shkakton kampionit humbjen e tretë rresht

Gazeta10
25 September 2022 - 19:15

Peja ka arritur fitore në kryendeshjen e xhiros së tretë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll kundër kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit, raporton Gazeta10.

Pejanët mposhtën therandasit me shifrat 73-57.

Çereku i parë i takoi Yllit të cilët krijuan avantazh prej 10 pikësh.

Në pjeslojën e dytë, Peja ishte pak më e mirë dhe pjesë e parë përfundoi me shifrat 24-30 në të mirë të mysafirëve.

Pjesa e dytë e ndeshjes i takoi ‘verdhezinjëve’ të cilët triumfuan në dy çerekët e fundit me shifrat 25-19 dhe 24-8, për të arritur fitore ndaj therandasve më rezultat të përgjithshëm 73-57.

Peja këtë edicion ka tre fitore në tre ndeshje, ndërsa Ylli ka tri humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Ndeshjen e radhës Peja ndeshet me Vëllaznimin, kurse Ylli luan kundër Ponte Prizrenit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.