Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shi gjatë javës, paralajmërohen vërshime në rajonin e Dukagjinit

Gazeta10
26 September 2022 - 7:54

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe këtë javë. E Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po paralajmëron vërshime në disa komuna në zonën e Dukagjinit.

Sipas IHMK-së, kjo mund të ndodh nga pasditja e sotme e deri më 27 shtator.

Sipas IHMK-së, kjo mund të ndodh nga pasditja e sotme e deri më 27 shtator.

Komunat më të rrezikuara nga vërshimet do të jenë Gjakova, Juniku, Deçani, Peja, Klina, Malisheva dhe Rahoveci.

“Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK_së, (Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), duke filluar nga pasditja e datës 25 deri më 27 shtator 2022, pritet të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore, jugore dhe qendrore, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, në disa pjesë, parashikohet të jenë me intensiteti mesatarë deri të lartë, kryesisht në pjesë perëndimore të vendit.

Nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin, pastaj pjesa qendrore dhe verilindore e vendit, mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK shton se këtë situatë mund ta vështirësojnë edhe reshjet nga java e kaluar, të cilat kishin shkaktuar përmbytje në disa komuna, tokat e rrafshëta të të cilave tani duket se janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre thithës gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.