
Ka reaguar njëri prej njerëzve kryesor të VV dhe kryeministrit Kurti në Tiranëm , Hysamedin Feraj. Këtë herë është marrë me Ramush Haradinajn, pas deklaratave të këtij të fundit për Kurtin.
“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!” – ka shkruar Feraj./Gazeta10