Gazeta10

DOKUMENT: Trendafilova thotë se Specialja u ngrit mbi pretendimet e krimeve 1998-2000, harrohen Dick Marty dhe trafikimi

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ka folur gjerë e gjatë javën që shkoi për ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara, mandatin, rastet e proceduara dhe kritikat e mediave.

Ajo nuk udhëtoi personalisht në Kosovë pas protestave të paralajmëruara, por nuk e pengoi asgjë ta organizoj online takimin me përfaqësues të shoqërisë civile.

Trendafilova ka pranuar zyrtarisht se baza e themelimit të gjykatës janë pretendimet se disa krime të rënda janë kryer gjatë konfliktit në Kosovë 1998-2000. Askund nuk janë përmendur trafikimi i organeve dhe raporti i Dick Martyt si bazë fillestare.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës u themeluan mbi bazën e pretendimeve se disa krime të rënda, të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë (1998-2000), nuk ishin hetuar dhe kryesit e tyre nuk ishin ndjekur penalisht. Mbi të gjitha, kishte shqetësime se për trajtimin e këtyre krimeve duhej siguruar një mjedis i përshtatshëm për administrimin e duhur të drejtësisë me anë të krijimit të dhomave të veçanta e të dedikuara gjyqësore për kryerjen e këtyre proceseve penale. Për të trajtuar këto shqetësime, më 14 prill 2014, Përfaqësuesja e atëhershme e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe Presidentja e atëhershme e Kosovës nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare me anë të Shkëmbimit të Letrave, për bartjen e kompetencave në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për krijimin e dhomave gjyqësore të veçanta e të pavarura, që do të kishin selinë në një shtet të tretë ku do të gjykonin krimet që mund të dilnin në dritë nga hetimet e TFHS-së” ka thënë ajo, sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta 10.

Megjithëse baza e ngritjes së Gjykatës është juridiksioni kosovar, Trëndafilova thotë se “dhomat do të funksionojnë sipas statutit të vet”.

“Gjithashtu, u ra dakord që këto dhoma gjyqësore të veçanta do të pasqyronin sistemin e gjykatave në Kosovë. Megjithatë, dhomat do të funksiononin sipas statutit të vet, do të miratonin rregulloren e vet të procedurës dhe provave. Në këto dhoma gjykatësit dhe personeli do të ishin vetëm ndërkombëtarë dhe çdo dënim i dhënë do të kryhej jashtë territorit të Kosovës” citohet ajo në dokument.

Sipas saj, mandati i Gjykatës është të garantojë procese penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase në lidhje me pretendimet për krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë, nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000. 

Aktualisht, Dhomat e Specializuara shqyrtojnë katër çështje gjyqësore që përfshijnë tetë të akuzuar.

DHSK-ja financohet plotësisht nga Bashkimi Evropian dhe pjesërisht nga pesë shtete kontribuese (Shtetet e Bashkuara, Norvegjia, Zvicra, Kanadaja dhe Turqia)./Gazeta10

NË FOKUS

Screenshot 2024-05-15 120203
Detaje për vrasjen e 37-vjeçarit, dy të arrestuarit u zbuluan nga letra që e la i vetëvrari dhe nga pamjet e kamerave
Screenshot 2024-05-16 101903
A e dinit se vëllai i cili rrahu Teuta Selimin dikur ishte i martuar me këtë këngëtare të famshme shqiptare?
LAJMI-I-FUNDIT
E dhimbshme: Ky është i riu që i dha fund jetës sot në Çagllavicë – Policia nis hetimet (FOTO)
auto_-640-0-2a478c5587072ffb2975d9e2b582cc951715548892
E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve
aksident-1-780x470-1-600x360-1
Vdes në aksident trafiku gjinekologu i njohur kosovar
lumbardhii
“Ajo ka kërkuar ….”, Lumbardhi tregon se pse u shkëputen me Kaderin
polii
Momenti kur kriminelët ua zënë pritën oficerëve francezë dhe i vrasin
Screenshot 2024-05-14 132948
E dhimbshme: Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan