Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Luajti me injeksion kundër Gjeorgjisë, Mirlind Daku detyrohet dhe shkon në Romë, nëntori në rrezik

Gazeta10
16 October 2024 - 17:32

Shqipëria mori një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Sfida e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League përfundoi 0-1 në favor të Kombëtares sonë.

Megjithatë, Mirlind Daku ishte një nga ata lojtarët që u sforcua më së shumti, për shkak të një dëmtimi të pupallogjisë, ose më saktë muskujve poshtë barkut. Newsport.al ka mësuar se sulmuesi me origjinë nga Gjilani luajti kundër Gjeorgjisë me injeksione, duke sforcuar jashtë mase veten.

Daku është nisur menjëherë drejt Romës duke lënë veten në duart e fizioterapistit, Fabio i cili më parë ka shëruar legjenda si Leo Messi, Alexandre Pato apo Ricardo Kaka.

Një lajm tepër i keq ky për Dakun, Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare. 26-vjeçari rrezikon sfidat e nëntorit në “Air Albania”, atë kundër Republikës Çeke dhe Ukrainës.

Megjithatë aftësitë e fizioterapistit bëjnë që në stafin e Kombëtares të ketë shpresë për rikuperimin e shpejtë të sulmuesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.